Submitted by Administrator on

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI, dje dëshmuan se janë kundër Maqedonia të jetë vend i lirë, i civilizuar dhe demokratik. Për deputetët e VMRO-së dhe BDI-së nuk ka rëndësi çfarë thotë kushtetuta, e cila garanton lirinë e medias, por çfarë thotë Gruevski dhe Ahmeti.
Ata dje, paturpësisht dhe si qyqarë bile edhe refuzuan të diskutojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime audiovizive, të inicuara nga pesë organizatat e gazetarëve dhe mediave dhe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Gruevski dhe Ahmeti goditën me thikë pas shpine perspektivën evropiane të Maqedonisë.
Pushteti nuk dëshiron media të lira dhe profesionale sepse frikësohet nga e vërteta, e cila është shumë më ndryshe nga realiteti virtual që e krijojnë megafonët e tyre. Pjesa më e madhe e televizioneve nacionale janë vënë plotësisht në shërbim të propagandës agresive të pushtetit sikurse në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit.
Ligjin e propozuar nga ne në Kuvend e mbështetën 34 deputet të opozitës maqedonase nga rradhët e LSDM-së, NSDP-së, DS-së, DOM dhe dy deputet të pavarur. Duam që secilin prej tyre t’a falemenderojmë për mbështetjen. Deputeti Zulfi Adili nga Uniteti ishte deputeti i vetëm shqiptar që votoi në favor të ligjit, për çka edhe atë e falemenderojmë sinqerisht.
Jemi të zhgënjyer nga loja e dyfishtë e deputetëve të PDSH-së. Në mënyrë misterioze kanë lëshuar seancën kur është dashur të mbështetet ligji. Me këtë, kjo parti e lëshoi rastin të dëshmohet si opozitë e vërtetë në Kuvend.
Për t’u përshëndetur është edhe gjesti i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga diaspora, Risto Mançev, që përkrahu propozimin, ndërsa deputeti nga Amerika, Pavle Sazdov, me votën e tij, të përmbajtur, u distancua nga pjesa tjetër e deputëve të VMRO-DPMNE-së. Sinqerisht shpresojmë se ky akt i deputetëve nga diaspora do të nxisë në ngritjen e vetëdijes në VMRO-DPMNE për rëndësinë e lirisë së medias.
Beteja jonë vazhdon. Mediat profesionale nuk janë të rëndësishme vetëm për gazetarët, por mbi të gjitha për çdo qytetarë. Ata kanë të drejtë të informohen saktë dhe drejtë. Si duket me Gruevskin dhe Ahmetin në pushtet misioni për media profesionale bëhet i pamundur. Zgjedhja se çfare mediash duan qytetarët do ta thonë në ditën e zgjedhjeve.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)
Sindikata e pavrur e gazetarëve dhe puntorëve të medias (SPG)
Këshilli i etikës në media të Maqedonisë (KEMM)
Instituti maqedon i mediave (IMM)
Instituti për studime të komunikimit (ISK)
05 Prill, 2016
Shkup