Submitted by Administrator on

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar që ditëve të fundit janë shpeshtuar kërcënimet për sulme fizike dhe presione ndaj gazetarëve. Për më pak se dy javë persona poublik u përpoqën që fizikisht të qërojnë hesapet me gezetarë vetëm pse nuk janë të kënaqur me mënyrën e raportimit të tyre.
Ofendimet dhe kërcënimet për sulme fizike kundër gazetarit Igor Filevski nga gjykatësi i hendbollit, Viktor Naçevski, djali i sekretarit të përgjithshëm të Federatës së hendbollit të Maqedonisë, Marjan Naçevski, janë sulm i ashpër  ndaj lirisë së mediave dhe dinjitetit të gazetarëve.
SHGM paralajmëron institucionet që seriozisht ta marrin situatën në konsideratë dhe të marrin masa energjike t’i parandalojnë këto kërcënime, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë frik dhe t’i shqetësojnë gazetarët. Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve është që të pengohen gazetqarët të bejën punën e tyre. Nëse nuk reagohet shpejt, këto kërcënime verbale mund të bëhen realitet dhe ta cënojnë sigurinë e gazetarëve.
Nëse institucionet nuk veprojnë në mënyrë preventive ekziston reziku i madh që gazetarët t’i nënshtrohen dhunës fizike. Në këtë rast institucionet do të jenë përbashkëfajtor të kësaj dhune, e cila është e patolerueshme në një shtet demkoratik.
Për rastin e fundit dhe të gjitha rastet e ngjashme që do të ndodhin në të ardhmen, SHGM përmes avokatit të saj dhe në bashkëpunim me gazetarët, do të ngrej procedura adekuata para gjykatave.
Me respekt, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë
09 janar 2013, Shkup