Submitted by Administrator on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon incidentin e sotëm në Kuvend, ku në mënyrë të dhunshme u nxorrën gazetarët nga galeria prej ku i ndjekin seancat plenare. Me këtë, në rëndë është shkelur Kushtetuta e cila garanton lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave.
Ata që dhanë urdhër për këtë akt të turpshëm zyrtarizuan cenzurën dhe diktuan se çka guxojnë dhe çka nuk guxojnë të ndjekin gazetarët, të cilët me asgjë nuk e provokuan këtë reagim të sigurimit, por nuk ekziston kurrfarë baze juridike për largimin e tyre.
Na larguan që të mos jemi dëshmitarë të largimit të deputetëve të opozitës nga salla e seancave. Ky është një precedent i cili nuk guxon të kalojë pa u sanksionuar.  
Për këto shkaqe, Këshilli Drejtues i SHGM-së i ndërpret negociatat me Qeverinë deri sa nuk kthehet rendi kushtetues në Maqedoni, dhe deri sa ata që dhanë urdhër dhe ekzekutorët e kësaj sjellje të turpshme nuk zbulohen dhe nuk dënohen në pajtim me ligjin.
SHGM do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat juridikë për të mbrojtur lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave. Poashtu do të alarmojmë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm për ngjarjet në Kuvend.