Shqip

 

KODEKS I GAZETARËVE TË MAQEDONISË

PARIMET E SJELLJES

Liria e mediave është e drejtë e pakontestueshme

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.
Duke ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike

DUKE U BAZUAR NË KËTO PARIME DHE VLERA ETIKE:

1.
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë gjer të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.

2.
Nëse gazetari pa arsye pengohet që të marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë të informojë opinionin.

3.
Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës.

4.
Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

5.
Gazetari do të respektojë ligjet në shtet, mirëpo nuk do të publikojë ose fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik.

6.
Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten.
Ryshfeti, korrupsioni dhe reketi janë të gjëra të papërputhshme me profesionin e gazetarit.
Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit.
Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.

7.
Gazetari duhet të respektojë jetën private të personit, përveç në raste kur kjo bie në kundërshtim me interesin publik.
Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe zinë personale.

8.
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.
Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe të mos jepen sugjerime lidhur me vendimin.

9.
Gazetari nuk duhet të bëjë intervista ose të fotografojë fëmijë nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve ose tutorëve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë nuk ka të bëjë me të drejtat e fëmijës. Kjo gjë vlen po ashtu për personat me nevoja speciale, të cilët nuk janë në mundësi që të gjykojnë me vetëdijen e tyre.

10.
Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual...)

11.
Gazetari do t'u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.

12.
Bërja e plagjiatëve është e palejueshme.
Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose autorit.

13.
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

14.
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

15.
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

16.
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

17.
Gazetari ka të drejtë të refuzojë urdhrat për punë në qoftë se një gjë e tillë është në kundërshtim me parimet e këtij Kodeksi.

RREGULLA PËRMBLEDHËSE

Gazetarët që punojnë në përputhje me këtë Kodeks e gëzojnë përkrahjen e mediave të tyre dhe të organizatave të tyre profesionale

Në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, gazetarët do ta pranojnë gjykimin profesional vetëm prej kolegëve të tyre dhe do të jenë jashtë ndikimeve politike dhe ndikimeve të tjera

Për respektimin e parimeve të këtij Kodeksi kujdeset Këshilli i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

 

 

 

PRINCIPLES OF CONDUCT

 

 

Freedom of the media is undeniable.

 

Main duty of the journalist is to respect the truth and right of the public to be informed, in accordance to Article 16 of the Constitution of the Republic of Macedonia.

 

The journalists have a role of transmitters of information, ideas and opinions, and have a right to comment. By respecting the ethical virtues and professional standards regarding the presentation of information, the journalists shell be honest, objective and will report promptly.

 

Right and obligation of the journalists is to strive to prevent censorship and distortion of news.

 

Having in mind their role in the building of democracy and civic society, the journalists shall defend the human rights, dignity and freedom, shall respect the pluralism of ideas and opinions, shall contribute to strengthening of the legal state and shall participate in the control over the government and other subjects in the public life.

 

           

BASED ON THESE PRINCIPLES AND ETHICAL VALUES:

 

1.

The journalists have right to free access to all sources of information that are of public interest.

The journalists shall publish correct, verified information and will not conceal essential information or forge documents.

If given information cannot be confirmed or if it is a matter of assumption, i.e. speculation, that should be noted and published.

Correctness of the information ought to be verified as much as possible.

 

2.

If the journalist is prevented from coming to an information, he/she has the right to inform the public about that.

 

3.

The journalist shall strive to provide publication of correction, denial or reply in cases when given information is found to be incorrect.

 

4.

The journalist shall point out the source of information, but if the source demands to remain anonymous the journalist shall protect him.

 

5.

The journalist shall respect the rule of law and will publish nothing that is on the contrary with the public interest.

 

6.

The journalist must not use the media he/she works in for publication or concealing of information in order to gain personal benefit.

Bribe, corruption and racketeering cannot be put in context with the journalistic profession.

Influence from advertising and other commercial motives on the freedom of informing must not be allowed.

There should be demarcation between advertising and journalistic text with illustration.

 

7.

The journalist shall respect the privacy of every person, except in cases when that is on the contrary with the public interest.

The journalist is obliged to respect the personal pain and grief.

 

8.

The manner of informing in case of accident, elementary disaster, war, family tragedy, sickness, court procedures must be free from sensationalism.

The principle of presumption of innocence, reporting for all involved parties in the legal dispute without suggesting verdict, will be applied when reporting on court procedures.

 

9.

The journalist must not interview or photograph children under 16 years of age without agreement from the parents or legal guardians, unless that is in accordance to the children rights.

The same refers to people with special needs, who are not able to decide rationally.

 

10.

The journalists shall not consciously create or process information that jeopardize the human rights and freedoms, shall not use hate speech and shall not encourage discrimination of any sort (nationality, religion, sex, social class, language, sexual orientation, political orientation…)

 

11.

The journalist shall observe the general social standards of decency and shall respect the ethnic, cultural and religious differences in the Republic of Macedonia.

 

 

 

12.

Plagiarism is unacceptable.

Quotes must not be used if the author or the source is not specified.

 

 

13.

The journalist ought to make distinction between facts and opinions, news and comments.

 

14.

Reporting on political processes, especially elections, must be impartial, balanced and fair.

The journalist must make professional distance from the political subjects.

 

15.

The journalist must maintain the culture of speech and ethics.

Impolite manner of communicating with the public is on the contrary with the journalistic profession.

 

16.

The journalist shall defend the reputation and dignity of his/hers profession, shall urge mutual solidarity and difference in opinions and will not misuse the media he/she works in for personal vendetta against other persons, including his colleagues.   

 

17.

The journalist has the right to refuse a given task if that is on the contrary with the principles of this code.

 

 

 

 

FINAL PROVISIONS

 

 

 

The journalists who work in accordance to this code enjoy support from their media outlets and professional organization.

 

In accordance to the Laws of the Republic of Macedonia, the journalists shall accept only the court of their colleagues regarding the profession and shall be free from political and other influence.

 

The Council of Honor is responsible for observing of the principles of this code.

 

 

 

 

Skopje 14.11. 2001                                              Journalists of the Republic of Macedonia