Në pajtim me statutin e SHGM-së, njëherë brenda vitit Shoqata ndan çmime për kolegët që kanë shënuar arritje të veçanta në punën e tyre edhe atë çmimin “Kërste Misirkov” që ndahet për vepër jetësore dhe çmimin “Jashar Erebara” që ndahet për arritje njëvjeçare për gazetari hulumtuese në media.
I ftojmë të gjithë gazetarët profesionistë t’i dorëzojnë fletëparaqitjet e tyre.
Kandidatët për arritje njëvjeçare për gazetari hulumtuese në media nevojitet që përmes storieve të tyre të paraqesin hulumtim autentik gazetaresk të realizuar nga vetë ku përpunohet temë që ka rëndësi më të gjerë shoqërore.
Për çmimin për gazetari hulumtuese nevojitet një origjinal i formatit burimor dhe 2 kopje ë dorëzohen në SHGM.
Për çmimin për vepër jetësore me propozim të tre kolegëve duhet të dorëzohet fletëparaqitje me të dhënat personale për kandidatin dhe tekst i shkurtër ku do të përmblidhen të arriturat e kandidatit.
Aplikimet dhe fletëparaqitjet duhet të dorëzohen në SHGM më së voni deri më 10 shkurt 2012.:
- Përmes postës: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski Xid, blok 13, 1000 Shkup, R.M., ose
- Përmes postës elektronike (linqet nga edicionet online): contact@znm.org.mk ose
- Personalisht të dorëzohen në SHGM
Nevojitet që në fletëparaqitje /aplikim të nënvizohet „Për ÇMIM “
Fituesit e çmimeve do të fitojnë pllaketë dhe shpërblim në të holla në vlerë prej 30.000 denarëve.
Kandidatët e zgjedhur do të kontaktohen nga Komisioni për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.
Informata më të hollësishme: Elizabeta Stoleva, 02/ 3 116 447 contact@znm.org.mk
